Skuadra e Chelseat për herë të parë ka shtruar iftar në ‘Stamford Bridge’ për muajin e shenjtë të Ramazanit, që filloi nga data 23 mars deri më 21 prill.
Klubi nga Premier League ka organizuar këtë pritje për disa tifozë që e fituan të drejtën për të ngrënë iftar në shtëpinë e Bluve të Londrës, shkruan LIG Sport
Kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e Premier League, ku një klub shtron iftar për tifozët musliman.