Edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë deri te finalja e Ligës së kampionëve europian në futboll mes Interit dhe Manchester Cityt, ethet e këtij derbi kanë nisur që tani tek tifozët e të dyja skuadrave, shkruan Open-TV.
Halim Aliu nga Çairi i Shkupit, pronar i kompanisë së taksive “Eurostart”, me emocione të mëdha po e pret sfidën në fjalë.
Për Open-TV, ai fillimisht e zbulon se prej kur është tifoz me Interin.
“Me Interin jam tifoz qysh si i vogël, prej se femomeni Ronaldo mbronte ngjyrat e kubit tonë të zemrës. Ai bënte magji në fushën e lojës. Ishte fenomen. Prej atëherë nuk i ndahem Interit dhe shpresoj që një ditë të shijojë atmosferën në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’”, tregon Halim Aliu, tifozi i Interit.
Edhe pse ka dëshirë të flaktë, ai nuk do të mund të jetë në “Atatürk Olympic Stadium” në Stamboll, më 10 qershor, për të ndjekur finalen e madhe.
“Nuk munda të anëtarësohem dhe mbeta pa biletë. Më vjen shumë keq”, e nisë bisedën për Open-TV, Halim Aliu.
“Ndeshjet me Milanin në Serie A gjithmonë i pres më gëzim të madh, por këto dy ndeshjet në gjysmëfinale të Champions Leagues ishin shumë emocionuese, sepse fituam në të dyja përballjet. Jam shumë i lumtur që e mundëm Milanin dhe u plasuam në finale kundër Manchester Cityt. Pasi eliminuam Milanin shokët e mi, të cilët janë edhe ata tifozë me Interin, më sollën një dhuratë interesante”, thotë Aliu, 38-vjecar.
“Unë fillimishtë nuk e kam pritur se do të luajmë në finale. Finalja do të jetë e vështirë, pasi do të përballemi me Manchester Cityn, por megjthate futbollit nuk i dihet. Unë dëshiroj fitore!”, thekson Halim Aliu.
“Gjenerata më e mirë e Interit më duket se është ajo kur luanin Cesar, Samuel, Lusio, Sneider, Milito, Zaneti e të tjerë”, përfundon bisedën Halim Aliu, duke bërë krahasimin e Interit të tanishëm me atë të dikurshmin. (Open-TV)
Ky shkrim është mbështetur nga “Eurostart”-Shkup.