Talentja e klubit të karatesë “Keiks” nga Shkupi, Jusra Ademi, për herë të katërt radhazi është shpallur kampione në garat e kupës së Maqedonisë së Veriut për kadet, junior dhe juniore të reja për moshat deri në 21-vjec, organizuar dje në Ohër, shkruan Open-TV.
Ajo ka triumfuar në kategorinë deri më 68kg.
Këto vende të para i kanë mundësuar Jusrës pjesëmarrje në kampionatin botëror U21 në Konja të Turqisë dhe kampionatin Ballkanik në Mal të Zi
“Jam shumë e kënaqur, sepse është hera e parë që bëj paraqitje zyrtare në moshat mbi 18 vjeç dhe shpallem kampione me shpresa dhe pritje të mëdha për në kampionatin botëror dhe kampionatin ballkanik në Mal të Zi”, deklaroi për Open-TV, kampionia e re-e vjetër Jusra Ademi.
Kampionati botëror në karate deri 21vjeç në Turqi organizohet nga 26-30 tetor, ndërsa kampionati Ballkanik në Mal të Zi do të zhvillohet nga 4-6 nëntor i këtij viti. /Open-TV.