Një mërgimtar shqiptar nga Zvicra, Avdi Neziri, e ka festuar golin e Jasir Asanit, duke krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare, shkruan Open-TV.
Ai golin spektakolar të Asanit e ka festuar në vendin e tij të punës, duke e ndjekur ndeshjen në celular.
Mërgimtari nga Zvicra është me prejardhje nga Kumanova.
Shqipëria e mposhti 2-0 Poloninë në Air Albania me nga një gol të realizuar në të dyja pjesët. pas perlës së Asanit në pjesën e parë, në fraksikonion e dytë Mirlind daku ka shënuar poashtu një gol të bukur nga një pozitë e vështirë. Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë. (Open-TV)
LINKU: https://fb.watch/mZ_94x5APc/