KF Bashkimi nga Kumanova, gjenerata e të lindurve në vitin 2013, është renditur në vendin e tretë në Ligën e fëmijëve të FFM-së në Shkup, i cili u zhvillua gjatë fundjavës në terrenet e FFM-së.
Në ndeshjen për vendin e tretë futbollistët e talentuar të Bashkimit mposhtën FC Pelisterin nga Manastiri, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive me rezultat 4-2 (koha e rregullt 3-3).
Kujtojmë se, ata në ndeshjen gjysmëfinale janë mposhtur nga FK Grozdanovski (rezultati 4-6), ekipi që në fund u shpall kampion, ashtu sikurse vitin e kaluar.
Për këtë sukses të mirë merita kanë edhe dy trajnerët e kësaj gjenerate: Erkan Osmani dhe Sazan Latifi. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 96 ekipe. (Open-TV)