Klubi shqiptar nga Dobërdolli, Besa e ka fituar edhe matematikisht titullin kampion në Ligën e dytë të RMV-së për sezonin 2023/24, shkruan Open-TV.
Besa ka fituar si mysafir ndaj Arsimit në Çegran me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.
Golat në këtë fitore të ekipit shqiptar u shënuan nga Skenderi dhe Hamza. Tani Besa ka 66 pikë, gjashtë më shumë se Pelisteri i vendit të dytë dhe 14 pikë më shumë se Detonit I treti.
Besën kjo fitore e ka shpallur edhe matematikisht kampion të Maqedonisë për këtë sezon në Ligën e dytë dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit vendor. Besa realizon një ëndërr të madhe.
“Endrra u bë realitet, sigurojmë ligën e parë edhe matematikisht. Kundër Pelisterit lojën që vjen me 27 prill shpresojmë të festojmë fitoren dhe të sigurojmë edhe titullin e kampionit në Ligën e dytë. Gjithashtu vjen edhe sponsori gjeneral – presidenti i klubit, Zijadin Tairi, ai që kur s’ka kursuer për t’ia arritur qëllimit. 10 vite sakrificë nga ata që kurrë se kanë lënë klubin edhe në kohët më të vështira (Haxhi Muhamedi, Ferit Shabani, kryetari klubit, Bujar Kadriji dhe më meritori për këtë arritje, presidenti klubit Zijadin Tairi”, deklaroi Bujar Kadriji, kryetar i KF Besa. (Open-TV)