KF Piroku nga fshati Pirok i Tetovës ka marrë një dhuratë të bukur-top futbolli, i cili është i nënshkruar nga lojtarët e klubit të njohur gjerman, Bayer Leverkusen, për të cilën skuadër nga edicioni i ri luan Granit Xhaka, raporton Open-TV.
KF Piroku falënderon Gazmend Kamberin për këtë dhuratë befasuese.
“Futbolli është sporti që mbjell respekt, shoqëri dhe gëzim. Sonte në zyrat e Klubit, pranuam një dhuratë shumë të bukur, një top futbolli të nënshkruar nga të gjith lojtarët e Bayer 04 Leverkusen, special për K.F. Pirok.
Kjo dhuratë do të zen vend të veçantë në vitrinat e klubit.
Faleminderit klubit të Bayer 04 Leverkusen dhe gjith lojtarëve të nënshkruar si dhe iniciatorit të kësaj surprize Gazmend Kamberi.
Me respekt të veçantë,
K.F. Pirok”, thuhet në njoftimin e KF Piroku nga Tetova.
KF Piroku bën gara në Ligën komunale të Tetovës. (Open-TV)