26 shkurt – Pionierët e rinj të KF Renova (gjenerata 2006) ka shënuar fitore në derbin e qytetit ose të javës të 9-të kundër moshatarëve të tyre të KF Shkëndija me rezultat 2-1. Golat për Renovën i shënuan Erdi Selmani dhe Haris Sulimani, kurse Memet Shabani për kuqezinjtë e vegjël, shkruan Open-TV/
Trajneri i Renovës, Halim Hodai nuk ka mundur ta fsheh gëzimin pas kësaj fitore:
“BRAVOOOOO …… K.F. Shkendija : K.F. RENOVA 1 : 2 Gjen.2006 . Ma te fortit jan ketu . Bravo djemaa”, ka deklaruar ai në Facebook.
Pas këtij triumfi, Renova renditet në vendin e gjashtë me 9 pikë, kurse Shkëndija e katërta me 13 pikë./Open-TV/