Kjo kullë shekullore ka qenë këtu, e këtu do të jetë. Është kulla e familjes Boletini, në fshatin Boletin të Mitrovicës.
Në një moment të tillë duhet kujdes, pjekuri, koordinim, komunikim me miqtë tanë të vërtetë, miqtë e mëdhej. Historia e grupeve kriminale, strukturave paralele ekstremiste serbe duhet të përfundojë! Ata nuk mundet më të lejohen ti fryjnë urrejtjes, përplasjeve, konflikteve të shtyra nga Beogradi.
Nga krahu tjetër nuk duhet rënë pre në asnjë mënyrë e përpëlitjeve të fundit të këtyre grupeve dhe atyre që qëndrojnë pas tyre. Ata kërkojnë konflikt!
Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë vetëm! Kurrë! Çdo pëllëmbë e Kosovës nuk preket! Çdo pëllëmbë e Kosovës është ngjyer me gjak dëshmorësh !