• Impressum
  • Na Kontaktoni
June 10, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Kosovë

Kosova lehtëson masat anti-Covid, ndryshon edhe kushtet për hyrjen në kufi

February 5, 2022
in Kosovë
Kosova lehtëson masat anti-Covid, ndryshon edhe kushtet për hyrjen në kufi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave anti-COVID.

Sipas kreut të ekzekutivit, për 31 përqind është më i ulët piku i shpërndarjes së variantit Omicron. Po ashtu, ai shtoi se masat e vendosura dy javë më parë, kanë treguar sukses.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kalur më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Ai ka njoftuar se maska është e obliguar ne ambientet e mbyllura, njofton RTK. Masat e reja anti-COVID që ka miratuar Qeveria e Kosovës janë si në vijim:

V E N D I M I

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

A. Zbatimi territorial

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);

2.4 Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese

2.5 Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

3. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

3.7 Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Related Posts

Albana Hajdari del me kravatë në lajme! (FOTO)
Kosovë

Albana Hajdari del me kravatë në lajme! (FOTO)

June 7, 2023
Mërzi e madhe! Fëmijët nisen për në gurbet, preshevari me lot në sy: Zemrat e axhës, mos e harroni vendlindjen!
Kosovë

Mërzi e madhe! Fëmijët nisen për në gurbet, preshevari me lot në sy: Zemrat e axhës, mos e harroni vendlindjen!

June 7, 2023
Analiza e radhës e Zana Avdiut për burrat shqiptarë
Kosovë

Zana Avdiu: Duhen protesta kundër Albin Kurtit

June 6, 2023
Pas ofenzivës së suksesshme të Albinit, fillon ofenziva e Zelenskit kundër Putinit
Bota

Pas ofenzivës së suksesshme të Albinit, fillon ofenziva e Zelenskit kundër Putinit

June 5, 2023
“Gëzim i madh për familjen tonë”, Bekim Jasharit i lind një nip
Kosovë

“Gëzim i madh për familjen tonë”, Bekim Jasharit i lind një nip

June 5, 2023
Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
Kosovë

Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

June 3, 2023
Next Post
Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, sot feston ditëlindjen

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, sot feston ditëlindjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK