Bernë, 17 shkurt -(Drita Qemajli) -Ditën Nacionale të Kosovës sot (17 shkurt 2022) e kane festuar edhe 200 mijë kosovarë në Zvicër. Ata falenderojnë edhe qeverinë helvetike për krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Në ambasaden e Republikës së Kosoves ne Berne sot eshte mbajtur manifestimi qendror i 14-vjetorit të pamvaresise se shteti me te ri ne Evropë – Kosovës ku ishte ftuar edhe perfaqesues nga redaksia e gazetës zvicerane Le Canton27.ch
Tubimi i pare pa maska ne Zvicer ka nisur sot ne Berne me kosovaret. Ambasadori i Kosoves Sami Ulelli: Sot dite madhe, kemi dy festa pamvaresine e Kosoves dhe lirine nga maskat ne Zvicer!
Kosovaret sot dhe diteve te uikendit kane organizuar nje ser tubimesh me plote aktivitete kulturore me kenge dhe muzike per te shënuar kete pervjetor.
Me rastin e 17 shkurtit Ditës së pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër Sami Ukelli organizoi një pritje festive në hapsirat e ambasadës ne Bernë, ku morën pjesë përfaqësues diplomatike konsullor të disa shteteve si dhe mergimtare nga fusha të ndryshme te kulutrës, sportit, futbollit dhe biznesit që jetojnë deshmuar me sukseset e tyre në Zvicër qe mburren jo vetem ne si shqiptar, por edhe zviceranët.
Pas himnit te shtetit te Kosovës, mori fjalën ambasadori i Republikes se Kosovës ne Bernë Sami Ukelli me rastin e 14-vjetorit te pamvaresise se Kosovës i cili nder tjera tha se “ne sot jemi krenar ne Zvicer kemi nje komunitet te shkelqyer, mire te integruar, qe i ka dhenë dhe po i jep imazh te mire jo vetem Zvicres, por edhe Kosovës dhe ne pergjithësi kombit tonë si ne ndertimin e shteti demokratik ashtu edhe ne fushat tjera si ne biznes, ne futboll dhe kulture.
“Jemi mirënjohës për kontributin e diasporës për lirine dhe pamvarësinë e Kosovës, shtetit më të ri në Europë! Padyshim ketu ka merita edhe Zvicra!..” tha sot ne Berne ambasadori Ukelli.
Ne emer te stafit te ambasadës dhe komuniteti shqiptar ne Zvicer z.Sami Ukelli ka uruar kete pervjetor duke pershendetur mysafiret, autoritetet zvicerane, ambasadoret dhe perfaqesues te shoqatave dhe biznesit shqiptare. Ne kete manifestim nacional te shtetit te Kosovës moren pjese pos mergimtareve, prezentuan edhe autoritetet zvicerane dhe ambasadorë te vendeve te ndryshe boterore.
Ne kete pervjetor moren pjese ambasadoret e dy shteteve shqiptare (Kosova deh Shiperia) Sami Ukelli dhe Ilir Gjoni, si dhe nga Maqedonia Veriore Qenan Ramadani, masador ner Bernë dhe Teuta Agai ambasadore ne OKB ne Gjeneve, Daniel dhe Florina Wafler, keshilltar kantonal ne Zurich, Cedric Wermuth, deputet etj..
Ne fjalimin e tij para pjesemarresve ambasadori Ukelli nder tjerra tha se “përfaqësimet elitare të shqiptareve te Kosovës në Zvicër sot jane te shumta ne dipaoren tone, saqe kemi drone të harruar ndonjë. Mjafton të permendim përfaqësimin e suksesshëm të një shqiptari qe prezentoi Zvicren në Evrovizion, pastaj sukseset e futbollistëve shqiptare me pasaporta zvicerane, qe po prezetnojne Zvicrën në Kampionatin Evropian Euro2020, pastaj çmimi për “Sipërmarrësi i Vitit” dhe shume te tjere qe jane bere pjesë e suksesit të qindrave te rejave dhe te rinjve tanë nga Kosova, të cilët me angazhimin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e ngitej e imzahit dhe krnarise jo vetëm të Zvicrës, por edhe neve si komb..”
Por per te gjitha keto suksese a duhet te kenaqemi, sigurisht se jo ka thëne ambasadori Ukelli duke shtuar se “neve na mbet edhe shume te bëjmë duke u nisur ne permisimin e marrëdhëniet ekonomike, pastaj të investimeve dhe rritjes se tregtisë dhe industirse. Njekohesisht, ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për ta bërë më joshese bizneset zvicerane që të investojë në Kosovën tonë pa hezitim qe do te ihste ne interest te dy paleve.”
Zvicra ka dhurua ndihma fianciare për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri kyq i zhvillimit të Kosovës
Pas nikocirit Ukelli, fjalen pershëndetese e mori bashkëkryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cedric Wermuth. Këshilltari Kombëtar i cili para të pranishmëve tha se “shqiparet ne Zvicer kane bere krenar jo vetem juve shqiptareve, por edhe neve zviceraneve, deshmi kjo se komuneti kosovat eshte shembull e integrimeve ne vendin tone..”
Sot ne ambientet e ambasades kosovare ne Berne takuam megimtare jo vetem nga Kosova, por edhe nga mbare viset tjera shqiptare nga ballkan (Shqiperia, Lugina e Presheves, Maqedodonia Ver. Mali i Zi..) te cilet kishin ardhur te festojne bashakrisht me vellzerit Kosova diten e tyre te shtesisise te njohur nderkombëtarisht ne fillim nga Shqiperia, SHBA, Turqia, Zvicra dhe te tjera.
Me rastin e përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovsës ne mabsaden kosovare ne Berne takuam edhe shume intelektual, perfaqesues te shoqatave kultuire, konfesionale dhe te iznesve si dhe veprimtar te ceshtjes kombëtare si: Mr. Nazmi Jakurti kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Merita Pinta, shqiptarja në krye të pesë qendrave për të moshuar në Zvicër. Bajrush Shaqiri, humanist dhe veprimtar i shquar i cështjes kombetare nga Gjeneva, njehreit Misionar i Paqes (Peace Missionary), Fehmi Fetahi (patron i kompleksit turistik “Vali Ranch” në Kosovë), Mustaf ef. Memeti, kryetarë i Forumi Koordinativ i Organizimit të jetës fetare në Zvicër, prifti shqiptar Don Marjan Marku, kanonik i Ipeshkvinë e St. Gallen-it, pastaj Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar me seli ne Friburg, ne Zvicër etj..
Do theksuar se sot rreth 300,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë dhe veprojne në Zvicër duke i kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në shtetin helevtik. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë.
Zvicra ka dhuruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri kyq i zhvillimit të Kosovës. Ky kontribut i qeversie zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë, si mase preventive per te penguar eksodin drejt Zvicres dhe vendet tjera evropiane, shkruan ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Po ashtu ne kete shenim te pervjetorit te pamvaresise se Kosovës ne abasaden e Kosovës ne Berne sot ishte nje interesim i madh i mediave kosovare RTV21, RTV Dukaxhini, Albinfo…Kurse nga mediat zvicerane ishte gazeta Le Canton27.ch