Pas lajmeve të publikuara se është arrestuar kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini për përfshirje në blerje votash sipas portalit Republika dhe portaleve tjera maqedonase, kjo është përgënjeshtruar nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai ka postuar një fotografi ku shihen bashkë me Sejdinin në një kafene, duke hedhur poshtë lajmet për arrestimin e tij.