“Rooney tha që City do të na shkatërrojë? Ata thanë të njëjtën gjë sezonin e kaluar. Më pas ne fituam Ligën e Kampionëve. Kjo nuk na ndikon. Ne jemi tashmë mjaftueshëm të motivuar”, tha Toni Kroos në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Manchester City ditën e nesërme.
Më herët, Wayne Rooney tha se ai mendonte se Man City do ta shkatërronte Real Madridin këtë herë, sepse “ata janë në një nivel tjetër”. /G.D abcnews.al/