Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka paralajmëruar incizimin e një filmi dokumentar për fituesin e medaljes së artë në lojrat olimpike, Shaban Trstena, shkruan Almakos.
“ Komuna e Butelit qëndron prapa projektit historik me të cilin do të përjetësohet kampioni olimpik dhe bashkëvendasi ynë Shaban Trstena.
Kemi nisur një projekt të madh, do të incizohet një film dokumentar për fituesin e medaljes së artë dhe bashkëqytetarin tanë Shaban Trstena. Ai ka fituar dy medalje olimpike, të artë në lojrat olimpike në Los Angeles në vitin 1984 dhe të bronztë në lojrat olimpike në Seul të vitit 1988 në stilin e lirë të luftimit.