Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, sot ishte nikoqir i kryetarit të Haracinës, Ridvan Ibraimi, gjatë vizitës që ky i fundit ia bëri Likovës, përcjell Open-TV.
Dy kryetarët kanë biseduar rreth shumë projekteve me rëndësi ku dhe shkëmbyem përvojat bashkëpunuese mes dy komunave fqinje.
“Sot pata nderin ta pres në takim koordinues ndërmjet dy komunave, kryetarin e Komunës së Haraçinës, z.Ridvan Ibrahimi, me të cilin diskutuam rreth shumë projekteve me rëndësi ku dhe shkëmbyem përvojat e tona bashkëpunuese mes dy komunave fqinje”, deklaroi kryetari Arifi./Open-TV/