Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, sot priti në takim Hfz. Seid Imeri nga Likova, i cili para disa kohësh doli i teti në garat botërore të hifzit të Kur’anit famëlartë në Kairo të Egjiptit, shkruan Open-TV. Me këtë rast, kreu i komunës i ndau një mirënjohje për suksesin e arritur.
“Xhuma të begatshme miq,
Pikërishtë sot në zyrën time e prita Hafizin e Kuranit famëlartë i cili në garat e mbajtura në Egjipt e mori vendin e 8 për leximin e Kuranit, i nderuari hfz.Seid Imeri nga f.Likovë, me çka edhe e nderova me një mirënjohje për këtë sukses, ku dhe i urova gjitha të mirat dhe suksese në jetë”, thuhet në njofimin nga komuna e Likovës.
Ndryshe, në Garat Botërore të Kur’anit Famëlartë, të 29-tat me radhë që u mbajtën para ca kohësh në Kairo të Egjiptit, me pjesëmarrjen e 50 shteteve në kategorinë e Hifz-Komplet Kur’ani (30 xhuze), hfz. Seidi ishte ranguar i teti në listën e përgjithshme me 95.85 pikë./Open-TV/