Kryetari i Rrjetit të Bizneseve në Austrinë e Epërme, Ardit Zendeli, po e shfrytëzon pushimin në vendlindje edhe për një sërë aktivitetesh të ndryshme. Pas takimit me kreun e komunës së Likovës, Erkan Arifi, kryetari Zendeli ka qëndruar në Republikën e Kosovës, respektivisht në Rahovec dhe Prizren, ku ka marrë pjesë në aktivitetitin:“Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal – Diskutim Rajonal mbi Investimet”.
Gjatë kësaj vizite, ku ishte i ftuar, kryetari Ardit Zendeli u takua me Drejtorin ekzekutiv Germinit, Lirim Krasniqi, kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi, nënkryetaren e Komunës së Suarekës, Mihrije Suka dhe nënkryetarin e komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi.
Me të gjithë këta është diskutuar për investimet e mundshme të anëtarëve dhe çfarë mbështetje i jepet anëtarëve.
Komunat e Prizrenit, Suarekës dhe Rahovecit janë të gatshme për bashkëpunim dhe investime nga diaspora, andaj ftohen të gjithë sipërmarrësit të aplikojnë për projekte nga “Caritas Sëitzerland” për financimin e ideve apo partneriteteve me kompani nga vende të tjera.
Kjo është një mundësi e madhe me mbështetje të madhe për sipërmarrësit që duan të investojnë në atdheun e tyre.
Ndërkohë, në Rahovec është takuar me sekretarin Organizativ, Besnik Iseni, dhe anëtarin e kryesisë Adri Bugari nga Adnan Haxhijaha, pronar i Bodrumit të Vjetër, themeluar në vitin 1953.
Pas një turi në kompaninë e madhe, pasuan diskutime rreth eksporteve të mundshme strategjike në vendet e përzgjedhura.
Kryetari Zendeli ofroi mbështetjen e tij të plotë kudo që kishte nevojë.Një prodhues i njohur për verën cilësore po investon vazhdimisht në kompani, e cila nga ana tjetër krijon shumë vende të reja pune.
Një sipërmarrje e tillë duhet të shërbejë si frymëzim dhe model për shumë rajone të tjera.