Asnjë shqiptarë në Komisionin për shënimin e manifestimeve festive për ndarjen e çmimeve të Nëntorit dhe mirënjohjeve nga Këshilli i Komunës së Kumanovës për vitin 2022, përcjell Open-TV.
Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit, Nevena Veliçkovska, në konferencën për media, të enjten.
“Dëshiorj të ju njoftoj se me 3 nëntor 2022 është mbajtur mbledhja e komisionit për shënimin manifestimeve festive-çmimi i nëntorit. Edhe ate në përbërje: Marijana Prokiq-Mladenovic, Darko Petkovski dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të këshillit komunal:Dejan Ivanovski, Valentina Mlladenovska dhe kryetarja e Këshillit komunal, Ivana Gjorgjievska. Këtë vit vërtet Komisioni pati punë të vështirë. Për çmimin e nëntorit kishin konkuruar 34 persona”, deklaroi mes tjerash kryetarja e komisionit, Veliçkovska.
Ajo tha se Komisioni ka vendosur që çmimet e nëntorit t’i takojnë 5 personave fizik dhe dy juridik.
Fitues të çmimeve të nëntorit janë: Vitomir Mitevski, Sinisha Kashavelski, Zoran Gjorgjievski, Sadri Aqifi dhe Sasho Ilievski, si dhe: Alfi BI Kompani dhe Kentaur – Impeks. Fituesve përvec diplomave do tu ndahen edhe të holla. /Open-TV.
Link: https://kumanovo.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b3%d0%bb%d0%b0%d1%81%d0%b5%d0%bd%d0%b8-%d1%81%d0%b5-%d0%b4%d0%be%d0%b1%d0%b8%d1%82%d0%bd%d0%b8%d1%86%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%bd%d0%be%d0%b5%d0%bc%d0%b2%d1%80%d0%b8/