23 shkurt 2022 – Xhemail Xhemaili, i njohur si Mulla Xhema (i lindur me 6 maj 1914 në fshatin Nikushtak) tregon si e burgosën me 4 qershor të vitit 1947 dhe si e torturuan në burg.
“Nga ballkoni i shtëpisë në fshatin Grushinë pashë dy veta në oborrin e xhamisë, të dy të panjohur. Meqë isha imam i Grushines shkova në xhami. Ata më thanë se mua më kërkonin se do të më merrnin deri në fshatin Haracinë, sepse atje më priste një kapiten për të biseduar. Ata ishin me kaloshin. Hipa në të dhe shkuam në Haracine. Aty më futën në një qeli, e gjerë 80 cm dhe e gjatë 2 metra. Një kapiten më mori një javë në hetime. Më mundoi shumë. Pastaj më mori kapiteni Mishe Savevski dhe Arizon Nestarovski – Marce nga fshati Duf i Gostivarit.
Aty ishte i pranishëm edhe një shqiptar nga Dibra. Ky më thoshte të pranoja. Mandej tri ditë në hetime më mori sërish kapiteni i parë, pesë ditë në një hetuesi Bllagoja Popovi dhe pastaj 35 ditë më mbajtën Mishe Savevski dhe Arizon Nestorovski-Marce. Këtu isha 35 ditë në qeli dhe 24 ditë në dhome, pra 94 ditë isha në paraburgim. Më dënuan 6 vjet burg me akuzën se jam një organizator për tu lidhur me Shqiperinë. Më privuan edhe 3 vjet të drejtat qytetare. Më dërguan në Idrizovë dhe prej aty në një burg në periferi të Shkupit, në Malin e Zi të tij, te një manastir që quhet Banjani.
Këtu më mbajtën 14 muaj. Nuk dhashë asnjë ankesë a lutje për uljen e dënimit. Pas shtatë muaj burgimi më thirrën kinse do të më lironin sepse dënimin ua falin 400 personave. Por mua më mbajtën. Na mbajtën 3 ditë e 3 netë në vendin ku i bënin pushkatimet. Prej këtu na hodhën në burgun e Idrizovës. Në burgun e Shkupit u takova me shumë personalitete të njohura shqiptare, disa prej të cilëve ishin organizatorë të NDSH-së Azem Moranën, Hysni Rudin, Mehmet Bushin. Isha në burg deri me 11 qershor 1953.
Haxhi Riza Fejzullahu nga fshati Rojë të Kumanovës thotë se vuatjet dhe torturat në burgun e Kumanovës nuk janë të njohura në Ballkan dhe Evropë. Rrihnin në shumë mënyra. Njeriu të shkilet në qafë e tjetri me dy këmbë të kërcente në barkë. Një femër na binte me dru 30 herë me sa forcë kishte. Dhe, ajo kur numëronte 25 herë thoshte: “ah kam harruar” dhe fillonte përsëri të sillte e të numëronte nga fillimi. Rrahje dhe tortura të rënda ka bërë partizani që e quanin Venci. Ai bashkë me xhelatë të tjerë na hynin natën dhe na rrihnin me lloj-lloj mjetesh, me dru, thika, me qyta pushkësh, me rripa e cka jo. Shumë nga të burgosurit nuk mund të hanin bukë nga mundimet e mëdha dhe filluan të mos i merrnin ato 50 gram bukë të mykur që na jepnin në 24 orë. Ndonjërit ia thyen krahun, tjetrit këmbën, ose ia nxirrnin syrin. Në burgun e Kumanovës, thotë Haxhi Riza Fejzullahu, e njoha mulla Dullen, Cyfe Zymberin, Aki Shukriun dhe shumë të tjerë. Ai tregon se në të ashtuquajtërën Hapsane e Turkisë u likuduan 4 krerët më të njohur të rrethit të Kumanovës.
Mulla Efendi Xhemail Xhemaili, i njohur si mulla Xhema, i lindur më 1914 u burgos me 4 qershor 1947 dhe u dënua 6 vjet. Nga burgu u lirua më 11 qershor 1953. Burgun e vuajti në Idrizovë të Shkupit. Kur u burgos i kishte 33 vjec. Mulla Xhema me famë Ballkanike edhe mbasë torturave të mëdhaja në burg ai vazhdoj të punoj për mbrjotjen e popullats nga zhdukja prej këtyre viseve. Mulla Xhema dijetar i madh bashkarisht me hoxhallarët e tjerë deri në vdekje punuan pa kurrfarë interesi, e shkrirë dijen dhe luajtën një strategji të mrekullueshme për shpëtimin e popullit shqiptarë të kësaj ane, sepse shqiptarët musliman kishin dy rrugë, e para: ose të bëhen komunist dhe të asimilohen ose të migrojnë për në Turqi, e dyta: të bëjnë durim dhe të presin ditë më të mira në këto vise. Për fat shumica apsolute e popullit e zgjodhi rrugën e dytë. Mulla Xhema me kolegët shumë sakrifikuan për popullin shqiptarë musliman të këtyre viseve edhe pse ishin në shënjestër të UDB-së, kur s’ju nënshtruan shkaut dhe kurrë nuk i thanë aman. Mulla Xhema vdiq në vitin 1997. ALLAHU c.sh inshaAllah e shpërblen me xhenet. (e huazuar).