KF Bashkimi nga Kumanova ka njoftuar se Afrim Latifi është anëtar i ri i stafit teknik në ekipin e tyre, raporton Open-TV.
Legjenda e dikurshhme e portës së Kumanovës dhe Bashkimit i bashkohet shtabit teknik të skuadrës, ku do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën zi-gjelbër.
Kujtojmë se, Afrim Latifi, dikur ka qenë pjesë e stafit teknik të Bashkimit, ndërsa me vite ka bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
“Afrim Latifi – Afa, trenjer i portjereve! Luka Stojkovski dhe Nuhi Jonuzi nen perkujdesjen dhe pergatitjen e Afes. Kush nuk e njeh Afen? Ska te tille! Stafi i trajnereve po kompletohet! Ëelcome Afrim Latifi-Legend-Amerika”, thuhet në njoftimin e KF Bashkimi. (Opeen-TV)