Likovë, 1 tetor 2026 – Shtëpia e Shëndetit në Likovë ka ndërmarrë një hap të ri në drejtim të forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në kuadër të procedurave të parapara, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit – Likovë, Arjeta Muhtari Bajrami, u ka dorëzuar vendimet e punësimit katër punonjësve të rinj.
Bëhet fjalë për dy mjekë, një motër medicinale dhe një punonjës higjienik, të cilët do t’i bashkohen stafit të institucionit shëndetësor.
Sipas drejtueses së institucionit, këto punësime synojnë të kontribuojnë në funksionimin më efikas të Shtëpisë së Shëndetit dhe në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve.
Me këtë rast, drejtoresha Arjeta Muhtari Bajrami ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e procedurave dhe vendimeve për punësimet e reja.
Punonjësve të rinj u është uruar sukses dhe punë të mbarë në detyrat e tyre profesionale, ndërsa nga drejtuesit e institucionit është theksuar se angazhimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.







