Luiza Duraki është shqiptarja e parë që merr pjesë direkt në zgjedhjet federale në Belgjikë dhe pretendon të zë një vend në Parlamentin Federal të Belgjikës.
Luiza Duraki me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Haraçina e Shkupit.
Një emigrante që familja e sajë kanë migruar në Belgjikë vitet e 90-ta, është rritur dhe shkolluar në Bruksel, ajo është një Juriste që punon në gjykatë,ajo është kandidate e partisë socialiste Belge,kurse në zgjedhjet e 9 qershorit gjasat janë shumë reale që Luiza Duraki të shkruaj historinë duke u bërë shqiptarja e parë deputete në nivel federal.
Se është pjesë e listës për deputet ka njoftuar vet Luiza nëpërmjet njoftimit në rrjetet sociale.