OPEN TV merr vesh se Federata e Futbollit ka vullnet dhe gatishmëri që të ndihmojë në rikonstruimin e stadiumit të qytetit në Kumanovë, por që problemi qëndron te Komuna, respektivisht te kryekomunari Maksim Dimitrievski, i cili- gjithmonë sipas burimeve tona- preferuaka stadium në një lokacion tjetër.
Kujtojmë takimin e kryetarit aktual Dimitrievski me trajnerët, dhe stafin e Klubit Futbollistik Kumanova- Milano, më 26 tetor të vitit 2021. Në takim, Dimitrievski theksoi se “Stadiumi i Qytetit do të marrë një pamje krejtësisht të re, me rikonstruksion në disa faza, duke filluar nga faza e parë me rikonstruimin e tribunave, deri në rikonstruimin e tij të plotë, për plot tribuna dhe fitore të reja sportive”.
Sot 2 vjet pas këtij takimi gjendja në stadium është e njejtë sikur para këtij takimi, me tribuna para rrënimit dhe pa kushte elementare që fatosat e kryeqytetit të mund t’i zhvillojnë shkahtësitë e tyre të futbollit.
Me premtim për stadiumin erdh mori votat, fitoi mandati dhe la nën gërmadha shpresat e të rinjve dhe trajnerëve për ditë më të mira për futbollin kumanovar.