Maqedonia e Veriut sot në kuadër të raundit të katërt në Ligën C, Grupi 4 në kuadër të Ligës së Kombeve, do të mirëpret përfaqësuesen e Gjibraltarit, ndaj së cilës kombëtare kemi shënuar fitoren e vetme në edicionin e tretë të këtij kompeticioni.
Përkundër disfatës të papritur dhe pak sa befasuese kundër Gjeorgjisë, ekipi kombëtar RMV-së duhet të jap maksimumin që të shënon fitore, pasi me tre pike të reja do të përforcohen në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit. Këtë e ka pohuar edhe kapiteni Enis Bardhi, para gazetarëve më tepër ka folur për humbjen ndaj Gjeorgjisë.
Ai tha se çdo disfatë dhemb, megjithatë futbolli është i tillë dhe duhet ecur para.
“Na dhemb çdo humbje. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira” – ka thënë kapiteni Enis Bardhi.
Ndeshjen e sontme Maqedoni e Veriut – Gjibralltari, që zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 18:00 dhe do ta drejtoj arbitri nga Moldavia, Dumitru Muntean. /KlanMacedonia/