Edhe reparti për pediatri në spitalin e qytetit të Kumanovës është i vërshuar nga fëmijë të sëmurë, qoftë me gripin sezonal ose viruse të ndryshme.
“Numri është rritir shumë. Kemi deri 100 kontrolle brenda 24 orëve. Në repart i kemi 25 paciente, ndërsa në spitalin ditor 20 pacientë. Gjithashtu kohën e fundit kemi edhe raste me Covid 19, ku dy prej tyre të hospitalizuar dhe katër në ambulancë. Ata i dërgova për në Kozle në Shkup, për shkak të kapacitetit të ngarkuar. Simptomet e tyre janë me temperaturë, e cila po zgjatë deri në 5 ditë, dhe po hyp deri në 40 gradë celsius, rrjedhje të hundës, kollitjes, kurse te disa edhe me bronhiolit, bronhit dhe pneunomi. Rezultatet janë me leukocite dhe CRP normale”, deklaroi Ferihan Bajrami, specialiste dr. pediater dhe kryeshefe në repartin e pediatrisë
Kjo e fundit apelon që t’ju shmangen grupimeve dhe të sëmurët të përdorin sa më shumë lëngje, vitamina e të tjerë.
“Apeli jonë si personel mjekësor është që t’ju shmangemi grupimeve. Nëse dikush është me simptom të izolohet, të ajrosen sa më shpesh ambientet e mbyllura, të marrin sa më shumë lëngje dhe vitamina, si dhe të bëjnë shëtitje në hapësirë të jashtme, ku ajri është i pastër”, tha për Openn-TV, Ferihan Bajrami, specialiste dr. pediater dhe kryeshefe në repartin për pediatri në spitalin e qytetit të Kumanovës./Open-TV/