24 shkurt – Sot në varrezat e qytetit në Kumanovë me nderime të larta fetare është varrosur ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Jashari, shkruan Open-TV.
I ndjeri ishte luftëtarë i UÇK-së, duke vepruar në zonën e komunës së Likovës, Brigada 113 Ismet Jashari. Ai ndërroi jetë dje, në moshën 53-vjecare, pas një sëmundje të rëndë.
Familjarë, miq e bashkëluftëtarë të shumtë erdhën për ta nderuar veprën e tij duke u shprehur se Bekimin e kujtojnë si njeri trim e me vyrtyte të larta njerëzore.
Fatmir Idrizi, ish-zëvendëskomandant i policsë ushtarake i Brigadës 113 Ismet Jashari e lexoi letrën lamtumirëse. Ai mes tjerash tha se vdekja e Bekës është një humbje e madhe për shoqërinë shqiptare. Ai tha se Bekimi iu bashkua radhëve të UCK-së që në ditët e para të luftës dhe ishte një ushtar me dinjitet.
“Ne sot po ndahemi fizikisht Beko, por ti do të mbetesh në zemrat tona gjithmonë. Ti do të jesh udhërrëfyes për shumë gjenerata që do të vijnë se si duhet atdheu. Në emër të policisë ushtarake të Brigadës 113 ismet Jashari dhe në emër të UCK-së ju shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Bekimin. Lavdi”, u shpreh mes tjerash Fatmir Idrizi./Open-TV/