Sonte në emisionin Click Plus në TV21 ka qenë i ftuar deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i cili ka folur për pakënaqësitë në parti si dhe takimet me qytetarët (bazën).
Mes tjerash Mexhiti ka thënë se nuk dëshiron ta beson se BDI do të prishet si parti për shkak të disa gabimeve në parti.
“Unë nuk dua ta besoj se BDI do të prishet për shkak të një individi. BDI nuk është vetem këto 20 vite por më herët, që nga koha e LPK-së e më vonë çfarë ka ndodhur. Nuk dua ta besoj se BDI do të prishet për shkak të disa problematikave”, ka thënë Mexhiti.