November 21, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Komuna

Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë

22/09/2025
in Komuna, Maqedoni, Zgjedhjet Lokale 2025
Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
Share on FacebookShare on Twitter
Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në lagjen Dizhon 2, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, theksoi se ka ardhur momenti për një ndryshim të vërtetë dhe të thellë në Çair.
Në fjalimin e tij para qytetarëve, Mexhiti thumboi qeverinë e kaluar për mungesë të projekteve konkrete, duke theksuar se dy zëvendëskryeministra nga Çairi, Artan Grubi dhe Bujar Osmani nuk kanë realizuar asnjë projekt të rëndësishëm për komunën, pavarësisht pozicionit të tyre.
“60% e taksave në nivel të qytetit vijnë nga Çairi dhe ato duhet të kthehen si investime të drejtpërdrejta. Nëse ka ndonjë investim nga e kaluara, ai mban vulën tonë. Ata që sot kërkojnë votën, le të tregojnë qoftë një projekt që e kanë nisur dhe përfunduar në Çair, nuk ka asnjë”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se ndërtimet e egra në lagje si Dizhon janë probleme të trashëguara që datojnë që nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe se zgjidhja e tyre kërkon angazhim të guximshëm, jo vetëm retorikë politike.
Mexhiti prezantoi edhe disa nga projektet që tashmë po realizohen në këtë lagje dhe jo vetëm:
Ndërtimi i rrugës “Ferid Murati”,
Përfundimi i pishinës në shkollën “Ismail Qemali”,
Asfaltimi i rrugëve lokale në disa lagje,
Mexhiti më tej tha se përmes ndërmarjeve komunale në Qytetin e Shkupit do të bëjnë shumë punë edhe në komunën e Çairit dhe ato ndërmarje do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Ndryshimi do të vijë përmes punës, jo përmes hakmarrjes. Drejtorët e rinj nuk do të hakmerren ndaj të punësuarve, ata do të shërbejnë për qytetarët dhe lagjet tona”, u shpreh ai.
Mexhiti shtoi se VLEN ka sjellë një gjeneratë të re kandidatësh, njerëz të pakorruptuar dhe me energji për t’i dhënë komunës një frymë të re.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të krahasojnë kandidatët mbi bazën e fakteve dhe veprave, jo mbi emocionet dhe fjalët boshe.
“Këtë herë, Çairi do ta vendosë vulën e suksesit. Ne do të hapim një kapitull të ri për komunën tonë, të ndershëm, zhvillimor dhe modern”, tha mes tjerash Mexhiti.

Related Posts

ASH: Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë
Maqedoni

ASH: Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë

20/11/2026
M.r Lile Mlladenovska nga SPB Kumanovë uron Ditën e Alfabetit Shqip
Komuna

M.r Lile Mlladenovska nga SPB Kumanovë uron Ditën e Alfabetit Shqip

20/11/2026
Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp
Bota

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

20/11/2026
Izet Mexhiti: Çairi bashkon studentët shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026
Komuna

Izet Mexhiti: Çairi bashkon studentët shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026

20/11/2026
Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale
Maqedoni

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

20/11/2026
Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!
Maqedoni

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

20/11/2026
Next Post
Zeqirija Ibrahimi: Sonte, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, hapëm shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë

Zeqirija Ibrahimi: Sonte, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, hapëm shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026