Në shkollën e futbollit të FC Shkupi po rritet një talent i futbollit, i cili pritet të ketë karrierë të madhe në të ardhmen, shkruan Open-TV.
Bëhet fjalë për Miraxh Mamuti nga Haraçina, i cili është i lindur më 13 qershor të vitit 2012.
Sulmuesi anësor po cilësohet si e ardhmja e klubit te FC Shkupi, pasi talenti i tij për futbollin po dëshmohet thuajse në çdo stërvitje dhe ndeshje.
Mamuti i vogël ka filluar të merret me futboll qysh në moshën 5-vjeçare te shkolla e futbollit Shkëndija nga Haraçina.
Trajner të tij të parë kanë qenë Nijazi Bajrami, Albert Ajdari dhe Xhelal Mamuti.
Pas një kohe aftësitë e tija të jashtëzakonshme tërhoqën vëmendjen e FC Shkupi, të cilët menjëherë e angazhuan 11-vjeçarin në radhët e tyre, ku për trajner e ka Ferdi Ismailin.
Ëndrra e djaloshit të talentuar Miraxh Mamuti është që një ditë të bëhet futbollist profesionist dhe të luaj në ndonjë klub të madh dhe të njohur europian. Nga yjet e futbollit ai e admiron Cristiano Ronaldonn, kurse nga klubet e huaja e pëlqen Real Madridin.
Më poshtë ju sjellim disa video nga stërvitja e talentit Miraxh Mamuti. (Open-TV)