Shkruan: Osama Muadini
Një “mesele” për ditën kundër korrupsionit, që ka të bëjë me korrupsionin!
Bazuar në ndodhi të vërtet!
Shkon polici në Klinikën e Shkupit, i cili duhej operuar, për ta takuar mjekun specialist që do të kryente operimin. Pasi takohen, futen në zyren e mjekut dhe ulen për t’u marrë vesh për datën e operimit. Mjeku fillimisht e pyet se nga është dhe me se merret? Polici pasi i tregon nga është, i tregon se është Polic dhe se punon në MPB.
Pastaj, polici e pyet mjekun se kur do të mund ta kryen operimin dhe mjeku nxjerr “tefterin” e tij për të parë terminet e tij. Duke i shfletuar faqet e shumta të tefterit, polici me syrin e tij prej profesionisti, sheh emra të shumtë të pacientëve nga Kosova dhe në një moment ndalon mjeku dhe i thotë se operimin do të mund ta bënte pas dy javësh.
Polici pajtohet me datën e operimit dhe pyet mjekun se cilat janë procedurat dhe çfarë duhet të bëjë ai deri ditën e operimit. Polici mendjen e kishte se çfarë analizash duhet bërë paraprakisht!
Por mjeku, ia preu mendimin duke i thënë “Shif, për pacientët nga Kosova çmimi është 2000 euro, ndërsa për pacientët e Maqedonisë, çmimi i operimit është 1000 euro”.
Polici i habitur nga ajo që po dëgjonte, edhe pse më herët i kishte treguar se është polic, i thotë mjekut që të paktën ta përgjysmonte çmimin në 500 euro?!
Mjeku me këmbëngulsi ia tregon “tefterin” dhe rradhën e pacientëve që presin dhe se një gjë e tillë nuk është e mundur!
Polici, i zhgënjyer dhe në pamundësi për ta paguar shumën, del nga zyra e mjekut dhe kërkon zgjidhje tjetër. Merr miqt e tij në telefon dhe shdrytëzon “lidhjet” e tij për ta kryer oeprimin pa paguar para!
Ky është realiteti i korrupsionit në Klinikën e Shkupit!
Edhe polici është i pafuqishëm ndaj mjekut!
Edhe polici duhet paguar për të marrë shërbim!
Por, edhe “lidhja” paraqet korrupsion në vete!