Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në mbrëmje në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperaturat e mëngjesit variojnë nga 6 deri në 11, ndërsa më të lartat gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 27 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër. Temperatura do të arrijë deri në 26 gradë.