Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, zyrtarisht ka një klub të ri dhe nga Liga e Tretë e Gjermanisë ka kaluar në Bundesliga 2.
Stoperi 28-vjeçar do të jetë pjesë e Paderbornit. Të dyja palët ranë dakord për një bashkëpunim dyvjeçar.
“Visari është në vitet e tij më të mira të futbollit dhe është një miks i mirë i lojtarit me përvojë dhe i pjekur fizikisht, gjë që është e rëndësishme për pozicionin e tij. Besojmë se si profesionist do t’i japë stabilitet ekipit tonë në fushë”, tha drejtori sportiv Benjamin Weber.
Musliu vjen te Paderborn nga skuadra e Ingolstadt, për të cilin sezonin e kaluar luajti 25 ndeshje. Ai ka qenë pjesë e MOL Fehervarit, Shkendijës, Prishtinës, Vardarit dhe Renovës, si dhe në ekipin e të rinjve të St. Gallenit dhe Gostivarit.