Ndrimi jetë i Gëzim Ademit nga Çegrani në moshë të re u prit me dhimbje dhe pikllim të thellë nga të gjithë qytetarët e Çegranit dhe rajonit në përjgjithësi. E njihja si një i ri që dinte të jetë i matur me të gjithë, si një bashkfshatarë i sjellshëm, i urtë, i moralshëm dhe një aktivist i madhë i Çegranit, kombit dhe Vatanit.
Me punë në Fllawll të Zvicrës ishte aktivist i gjithanshëm që jepte optimizëm, buzqeshje dhe energji pozitive dhe gjithmonë ishte aty ku e donte nevoja dhe kërkesa e besimit dhe kombit, në veçanti në organizimin e jetës fetare dhe hapjen e xhamisë në Fllawill për nevoja fetare dhe për t’u bashkuar bashk me bashkfshatarêt dhe shumë të tjerë.
Lusim Allahut Fuqiplotë ta përfshijë në mëshirën – rahmetin e tij dhe t’i falë Xhennetin e amshueshëm. Familja e cila po përjeton dhimbjen më të madhe Allahu t’ju jep durimin e paluhatshëm të vetëdijshëm se vdekja është caktim i të Madhit Zot.