Sot ka ndërrruar jetë Bejzad Ismaili, arsimtari i njohur nga Kumanova. Ai prej disa vitesh ishte në pension.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kishte pikëlluar edhe ish-drejtorin e TV Hana ga Kumanova, Selver Ajdini. Ky i fundit dhe mësuesi i gjuhës frenge Bejzad Ismaili një kohë të gjatë kishin punuar së bashku në këtë televizion.
Selver Ajdini e ka kujtuar mësuesin Bejzad Ismaili edhe si ish-mësues.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen për në botën tjetër të mësuesit tim, Bejzad Ismaili.
Ishte i natyrshëm, modest, komunikues, i afërt, me plotë humor, i sinqertë përherë e i dashur.
Do ta kujtojmë përherë me freski, si vlerë e shtuar për qytetin tonë dhe për krejtë rajonin tonë.
Të jemi mirënjohës për kontributin dhe shembullin që le pas në punën tuaj edhe në cilësinë e kryeredaktorit në TV HANA.
Veprat janë ato që mbeten përjetësisht në mbamendjen e të gjithë neve që e njohëm.
Puna e tij na bëftë dritë përherë!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismaili, për të gjithë miqtë dhe për kolegët e mësuesit Bejzad.
Pushofsh në përjetësi mësuesi im i dashur!”, ka shkruar Selver Ajdini, ishdrejtor i TV Hana.
Si mësimdhënës ka nisur të punoj në shkollën fillore Dituria në Likovë, pastaj në “Bajram Shabani” të Kumanovës dhe në “Vëllazërimi” ose “Naim Frashëri” i sotëm prej ku doli në pension. Ai ishte edhe aktivist politik i fillimviteve të demokracisë!
Varrimi i të ndjerit Bejzad Ismaili do të bëhet nesër me namazin e drekës në xhaminë e Lagjës së Trimave në Kumanovë./Open-TV/