Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan foli më herët sot me homologun e tij izraelit Tzachi Hanegbi në lidhje me sulmin e pritshëm të Iranit, shkruan “The Times oF Israel”.
“Gjatë telefonatës, unë përsërita angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit”, shkruan Sullivan në Twitter. / rtsh.al /