Klubi i futbollit Besa nga Sllupçani dje ka bërë homazhe te varri i dëshmorit Afrim Kalanica, dëshmor i luftës 2001 në Maqedoni, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan.
Dje me 7 maj janë mbushur 22 vite nga rënia e tij dëshmor, shkruan Open-TV.
Ata lutjet i kanë bërë pas përfundimit të ndeshjes kampionale të Ligës së Tretë-Veri kundër Rashtakut (rezultati 2-1) në stadiumin “Abdulmexhid Shaini” në Sllupçan.
Afrim Kalanica ishte nga Ferizaji. Dëshmor kishte rënë në Sllupçan më 7 maj 2001 në moshën 21 vjeçare. (Open-TV)