Në ditën e Pavarësisë së Amerikës, veprimtari nga Llojani i Kumanovës, që jeton në North Ridgeville, Ohio të SHBA-së, Ajaz Emini mori edhe një lajm të mirë.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot deri sa po festonim 4 Korrikun Ditēn e Pavarësisë së Amerikës, tani sa na erdhi lajmi edhe më festiv nga recensenti Ali Qerimi, sot na paska dalë nga shtypi libri im “NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR” e financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonis së Veriut.
Iu përcjell falenderimet më të ngrohta botuesit të librit “EDRONIA ART PRODUKCION” në Shkup, me në krye ALI QERIMIN pronar, i cili ishte edhe iniciatori kryesor për botimin e këtij libri.
I përshëndes dhe i falenderohem përzemërsisht edhe Redaktorin: Dr. Sherif Selimi, Lektorin: Nehat Jahiu, Përpunuesin kompjuterik: Sami Beqiri, Përpunuesen e kopertinës: Liridona Emini si dhe shtypshkronjen “Çabej” në Tetovë.
Ajaz Emini-Veprimtar nga Llojani i Kumanovës
4 Korrik 2022
North Ridgeville, Ohio