FK BvK Konjare ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Tretë-Veri në futboll e zhvillon nesër (e shtunë) ndaj Volkovo-s.
Ky takim luhen në Konjare dhe fillon në ora 14:30 minuta, shkruan Open-TV.
Skuadra nga Konjare e Mesme e Shkupit vjen në këtë duel pas fitores ndaj Rinisë së Sarajit me rezultat 0-1.
Nënkryetari i klubit Imer Adili është optimist se kjo seri e fitoreve do të vazhdoj edhe nesër.
“Unë pres që të arkëtojmë tre pikët e reja dhe të vazhdojmë me ecurinë e rezultateve pozitive. Duam që të qëndrojmë në krye të tabelës”, deklaroi Adili për Open-TV.
FK BvK Konjare renditet në vendin e dytë me 12 pikë, sa ka edhe Bashkimi i Kumanovës në vend të parë, por këta të fundit kanë golaverazh më të mirë. Pas Volkovo-s, FK BvK Konjare të martën që vjen e luan derbin me Bashkimin e Lubotenit./Open-TV.