• Impressum
  • Na Kontaktoni
October 3, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Opinione

“Nëse është JO, kurrë mos të bëhet PO, nëse është e zezë, mos të imitohet se është e bardhë, nëse është e keqe mos ti thojmë e mirë, nëse është djall, asnjëherë mos prisni të bëhet engjull…”

September 5, 2023
in Opinione
“Nëse është JO, kurrë mos të bëhet PO, nëse është e zezë, mos të imitohet se është e bardhë, nëse është e keqe mos ti thojmë e mirë, nëse është djall, asnjëherë mos prisni të bëhet engjull…”
Share on FacebookShare on Twitter
Shkruan: Bekim Saliu
Nëse është JO, kurrë mos të bëhet PO, nëse është e zezë, mos të imitohet se është e bardhë, nëse është e keqe mos ti thojmë e mirë, nëse është djall, asnjëherë mos prisni të bëhet engjull…
Qeverisja lokalë është mundësi e mirë që të zbatohet programi me të cilin jeni përbetuar para votuesit dhe gjithë atyre njerëzve që ta kanë mundësuar lindjen politiko-publike dhe pse jo edhe të kanë obliguar për avansimin e mirëqenies së bashkëqytetarëve, para të cilëve ke obligime politike e programore dhe jo vetëm aspirata djallëzore personale.
Por…duhet të dihet shumë qartë se në Kumanovë nuk kanë kaluar e nuk kalojnë injorantët e të vetëpëlqyerit, ata që forcën e tyre imagjinare e kanë të bazuar jo nga fuqia e tyre reale, sepse fare se kanë, por në keqpërdorimin e shfrytëzimin e bartësve të proçeseve partiake nga qendra, sepse këtu janë vetëm një zero e madhe, si dhe nga fakti se shumë rënd i kanë të shantazhuar e verbëruar me gënjeshtra e kaprice këta njerëz që ju beson populli, kundrejt atyre që jemi këtu e që ju njohim se nuk keni asnjë peshë reale, e dijmë se çfar soji jeni dhe se sa peshoni si njerëz këtu ku jetoni.
Nuk janë azganllëqe mbështetjet e forta nga naçallnikat e kuzhinave udbashe, apo komplotet e shpifjet që i keni shpërndarë nëpër çdo mëhallë, ndaj atyre që ju kanë dhënë e mbajtur shkallët drejt ngritjes suaj si dhe ju kanë dhënë shtytje të parezervë që për herë të parë në jetë të gjeni dyert e hyrjet në zyret komunale duke ju promovuar si përfaqësues shpresëdhënës e jo për t’u bërë vrasës serial të interesave të përgjithshme e në veçanti në azgjësim e asimilim të potencialit të njerëzve dhe personaliteteve që kanë dhe duan të zbatojnë meritokracinë dhe drejtësinë kolektive në një qytet ku pothuajse të gjithë njihemi mes vete dhe jemi të lidhur nga gjaku, miqësitë e vjetra familjare dhe përmes mënyrave eksiztuese të kontakteve të përditshme.
Por, para se gjithash, të përbetuar në një ideal dhe bindje shoqërore, duke e ditur si kauzë kombëtare se ne skemi çka kërkojmë e marrim grimca pushteti për interesa personale e fitime tinzare tendero-materiale, si shoqëri e margjinalizuar shqiptare na takon një hise goxha e madhe të cilën nëse nuk e marrim vetë, jeni shumë naiv që po pranoni si dhurata të vogla personale nga ata që u kënaqën që na bënë pikë e pesë.
Mos harroni se çdo fillim e ka edhe një përfundim, e ju me veprimet tuaja skandaloze jeni duke e shkruar e gravuar me vetëdije të plotë, nga epshi i hajnisë e interesit klanor, një turp dhe urrejtje kolektive për ju si persona, por edhe për familjet tuaja të pafajshme, turp aq i madh e i pashlyeshëm që do t’u ndjek brez pas brezi edhe pasi që të kaloj kjo periudhë kur i keni hypur kalit e po defiloni me dyzgina të importuara e të dirigjuara nga jasht, nga një kriminel i vetëshpallur faktorë i proceseve në Kumanovë dhe i cili në fund do të mbetet si figurë që do të na dhimbset të gjithëve, e më së shumti atyre që janë rreshtuar pas kësaj grimce njerëzish që i kanë kthyer grykën e armiqësisë, mirësisë, pa e ditur se armët e tilla në fund dhe zakonisht pëlcasin vetë në duart e këtyre monstrave ose kthehen e asimilohen në mes veti.
Dhe për në fund, unë me familjen time asnjëherë në jetë nuk vetëviktimizohem dhe nuk ia mendoj të keqën askujt, pa dallim sfidave e veprimeve që po i përjetoj, unë të gjithat i lë në Zot dhe në verdiktin e tij për dënime e veprime në bazë të kritereve të tija e që janë më të drejtat.
Askush s’ka lindur dhe s’është e mundur që të bëhet imperatori absolut i temave e dilemave në qytetin tonë, sepse nga këtu nga Kumanova fillojnë ndryshimet e mëdha kur ia djeg shpresën e dinjitetin qytetarit që të beson.
Me shumë dëshpërim e analizë reale nga unë e shumë njerëz dashamirës që kanë njohuri në këto aktualitete, kanë themele, përvojë e dituri më të madhe se që e kam akumuluar unë edhe po të jetoja dy herë më shumë, është koha që ditëve që janë përpara ne, të bëhen disa veprime shumë të dhimbshme e zhurmuese por edhe zhveshje nga maskat që po i bartin këta prishës të raporteve ndërnjerëzore dhe mirëqenies së shumë familjeve që kanë traditë e kontribut konstant në të mirën e përgjithshme.

Related Posts

Drejtori i Kulturës së Bujanocit thirret nga gjykata serbe, shkak flamuri kombëtar
Opinione

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

September 30, 2023
Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?
Opinione

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

September 30, 2023
“Po thuni bre 2 mije euro na kanë shlu ne llogari, a marre po ju vjen a……?”, gazetari Iseni “shpërthen” ndaj heshtjes së funksionarëve
Opinione

Iseni: Asgjësimi i grupit terrorist, fitorja më madhe e Kosovës, pas luftës 1998/99

September 27, 2023
“Nuk ka besë me ket Serbi!”
Kosovë

“Nuk ka besë me ket Serbi!”

September 26, 2023
Analisti Blerim Hyseni komenton zhvillimet e fundit në Banjskë: Kosova bindi ndërkombëtarët se Vuçiqi është aleat i Rusisë
Maqedoni

Analisti Blerim Hyseni komenton zhvillimet e fundit në Banjskë: Kosova bindi ndërkombëtarët se Vuçiqi është aleat i Rusisë

September 26, 2023
Çfarë ndodh kur Perëndimi dhe BE-ja e merr me të mirë kastën sunduese politike të Sërbisë?
Opinione

Çfarë ndodh kur Perëndimi dhe BE-ja e merr me të mirë kastën sunduese politike të Sërbisë?

September 24, 2023
Next Post
Gjatë festës së titullit në Kratovë / Aliji feston me vëllain e tij (FOTO)

Burhan Aliji kthehet në klubin ku u rrit: I lumtur që m’u dha rasti që sërish të vesh fanellën e Bashkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK