14 dhjetor 2022 – Nesër fillon turneu Arena Cup në futboll të vogël që mbahet në Stadiumin Arena në fshatin Hotël të Komunës së Likovës. Ky është një prej turneve më të mëdha në vend që po zhvillohet për herë të dytë radhazi dhe ku mbledh sportdashës të shumtë të futbollit në komunë dhe më gjerë, të cilët do të shijojnë atmosferën fantastike që krijohet gjatë cdo mbrëmjeje, shkruan Open-TV.
Para pak castesh është tërhequr shorti. Për titullin kampion do të garojnë 2 ekipe të ndara në 7 grupe, ndërsa ndeshja finale që përcakton fituesin do të luhet në javën e parë të vitit 2023.
Ceremonia e hapjes së turneut do të fillojë në ora 18:00, ku do të jenë të pranishëm mysafirë të shumtë dhe emra të njohur të sportit dhe jo vetëm.
Një ndeshje revyale do të luhet mes hoxhallarëve të Kumanovës dhe Likovës.
Më pas turneu do të fillojë me këto ndeshje që priten të jenë interesante që në start.
Më poshtë keni edhe çiftet që do të ballafaqohen nesër, në ditën hapëse: