Për FC Iliria nga Solothurni i Zvicrës sezoni 2021/22 ishte emocionues deri në sekondën e fundit, pasi titullin kampion në Kantonin e Solothurinit e siguruan pikërishtë në javët e fundit të kampionatit, shkruan Open-TV.
FC Iliria ishte skuadra më e mirë si mysafir dhe kishte edhe sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë. Ata nga sezoni i ri do të garojnë në Ligën e dytë Interregjionale.
E meritor për këtë sukses të madh ka edhe shqiptari Alban Jahiu, kapiteni i klubit shqiptar, i cili ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje.
Albani është nga Rainca e Luginës së Preshevës. Ka lindur më 28 prill 1991. Për Open-TV, ai rrëfen historinë e tij interesante.
Ardhja në Zvicër
“Ka qenë viti 1994 kur me familjen tme kemi ardhur në Zvicër. Kam qenë 3-vjecar. Në moshën 6 vjecare ia kam nis të luaj futboll në FC Grenchen Junior. Deri në moshën 18-vjecare kam luajtur me juniorët. Në vitin 2009 jam inkuadruar te ekipi i parë i FC Grenchen. Këtu luajta një sezon dhe pastaj kalova te FC Ëacker, Liga e dytë Interregion. Edhe këtu luajta një vit dhe pastaj u transferova në Italgrechen, Liga e dytë regjionalale, ku luajta për dy sezone. Në sezonin 2013/14 erdha te FC Iliria Solothurn, klub i shqiptarëve, në ligën e dytë regjionale. Ka tetë sezone që jam këtu, duke u bërë 5 herë kampioni i Solothurnit”, tregon Jahiu.
Kampion, ndjenjë e mirë
“Të bëhesh kampion ishte ndjenjë e mirë për mua dhe klubin, plus si kapiten i ekipit. Ndjenja më e madhe ishte se unë jam edhe golashënues më i mirë me 22 gola në 18 ndeshje. Ishte diçka fantastike”, thotë Jahiu.
Ndeshja me YB, kujtim i paharrueshëm
“Ndeshja më e bukur që do të më mbetet një kujtim i paharrushm në karrierë është ajo me Young Boys për kupën e Zvicrës. Të luash kundër kampionit të Zvicrës dhe pjesëmarrësit të Ligës së kampionëve ishte diçka e veçantë. YB luante kundër Manchester United në Champions, ndërsa deri para pak dite i shikonim në TV. Nuk e kisha besuar ndonjëherë që do të luaj kundër kampionit të Zvicrës, sepse ndeshja jonë transmetohej në TV dhe stadiumi ishte plot me shikues”, vijon Jahiu.
Edhe pse është në moshën 31-vjecare, Alban Jahiu nuk e ka ndërmend të dorëzohet, përkundrazi është optimistë se do të vazhdoj të shënoj gola për FC Ilira edhe në ligën e dytë Interregionale./Open-TV.