Nga urtësitë e Ramazanit:
Një hoxhë u ngjit një ditë në minber dhe filloi të flasë për durimin, asketizmin dhe kursimin….
Një nga pastruesit e rrugëve e ndërpreu duke i thënë:
“Shkëlqesia juaj, ju sapo erdhët në xhami me një makinë luksoze, me rroba të brendit më të mirë, me parfum që e mbushi me erë xhaminë, me iPhonin tuaj më të ri dhe çdo vit shkoni në umre. Hoxhë i dashur, ejani me mua një ditë në dhomën time të mbuluar me llamarina dhe flini aty një natë pa ajër të kondicionuar.
Pastaj zgjohuni me mua para agimit dhe mbajeni fshesën gjithë ditën për t’i pastruar rrugët në këtë vapë të madhe duke qenë agjërueshëm, që ta kuptoni domethënien e durimit! Këtë punë e bëj çdo ditë për të marrë në fund të muajit një rrogë që nuk është e barabartë as me vlerën e parfumit tënd..! Më falni, hoxhë i nderuar, por ne nuk kemi nevojë të na flisni për durimin, pasi ne jemi mësuar të durojmë. Na flisni pak për zullumin e udhëheqësve dhe për heshtjen e dijetarëve…”.
Në xhami ra heshtja!