Nipi i trajnerit të njohur nga Llojani i komunës së Likovës-Kumanovës, Blerim Iljazi, Erdini (viti i lindjes 2006), së fundmi është ftuar në prova tek klubi i madh gjerman Arminia Bielefeld, përcjell Open-TV.
Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri Iljazi në rrjetin social Facebook. Blerimi jeton dhe vepron në Kanada, kurse nipi i tij është në Gjermani.
Erdin Iljazi nga viti 2017 së bashku me famlijen e tij jeton në qytetin Brilon të Gjermanisë, ndërsa pas një kohe të shkurtër është bërë pjesë edhe e klubit SV Brilon. Ai luan në pozitën e sulmuesit, duke u dalluar me gola dhe asiste. Këto aftësi të tij kanë bërë që ai të ftohet në prova tek klubi gjerman.
Ndryshe, Erdini me futboll kishte nisur të merrej në vitin 2014 në moshën 14 vjecare në fshatin e tij të lindjes, Llojan, ku për trajner e kishte pasur profesorin, Shefki Selmani.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Erdini me futboll ka filluar që në vitin 2014 atehere kur ishte vetem 8 vjet, në ekipen KF Fortuna- Llojan me trajner Shefki Selmani.
Qe nga viti 2017 jeton ne Gjermani ne qytetin Brilon. Pervec qe dallohet si nxënës i mire në shkollë, poashtu Erdini ka vazhduar aktivitetin e tij me sportin e Futbollit në klubin e Futbollit SV Brilon.
Gjate sezonit 2022/23 ekipi SV Brilon U15 nga liga (Bezirksliga) është promovuar ne ligen Landesliga. Erdini ne kete sezon ka shënuar 13 golla dhe ka bere 7 Assistime. Ai luan ne poziten e qendersulmuesit dhe mesfushorit qendrore.
Poashtu, Erdini eshte angazhuar edhe ne ekipin U18 të SV Brilon ne disa ndeshje dhe eshte dalluar me Assistime dhe loje shume të mire. Si rezultat i gjithe ketij sezoni të sukseshem Erdini vërehet edhe nga skautet e klubeve të rajonit. Dhe si vazhdimsi e ketyre rezultateve të mira ne kete jave ai ka edhe nje sfide drejte nje suksesi edhe me të madhe.
Erdini gjate kesaj jave eshte ne prova tek klubi i madhe Gjerman ARMINiA BIELEFELD.
Karriera e tij futbollistike qe vec sa po fillon, dhe une shume besoj ne vetebesimin e Erdinit qe ai ka krijuar. Panvaresisht rezultateve të kesaj jave Erdini me ka premtu qe nuk do të ndalet deri sa të na beje krenar të gjithe neve.
BRAVO ERDIN shume Suksese 👍⚽.(Open-TV)