Pas 44 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesi Maksut Bakiu nga fshati Buzallkovë i komunës së Velesit i dha fund karrierës së tij, shkruan Open-TV.
Të premten, më 10. 06. 2022, ai mbushi 64 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua.
Udhëheqësia e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, por edhe prindërit në një manifestim të organizuar me këtë rast, e nderuan mësuesin Maksut me lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor.
“Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve të cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat, as orë të tëra. Mirëpo, sot do të të japim një pasqyrë të punës arsimore, të kaluarën dhe përvojën e mësuesit Maksut Bakiu në procesin edukativo-arsimor. Gjatë karrierës së tij, mësuesi Maksut nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, prandaj për këtë gjë mori shumë lavdata e mirënjohje nga shkolla. Pra, sot me rastin e pensionimit, ne kolegët e shkollës fillore ‘Liria’ nga Jabollçishta e Epërme i urojmë kolegut tonë të shkollës fillore ‘Liria’- Fsh. Buzallkovë / Veles, shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm”, u tha në letrën e kolektivit të SH.F. “Liria” të cilën e lexoi drejtori Jusuf Jashari.
Drejtori i shkollës poashtu shtoi se: “Mësuesi Maksut Bakiu ka kaluar shumë kohë në shkollë dhe ka punuar me përkushtim. Shkolla e njeh atë si punëtor të madh, si principiel, preciz, e mbi të gjtha si pedagog i mirë, i cili ka nxjerrë shumë gjenerata. Të punosh më fëmijë, të rritet fëmija me ty, të shkollohet ai, t’ia mësosh fëmijëve shkronjat e alfabetit etj, kjo nuk është punë e lehtë. Mirëpo, mësuesi Maksut deri në momentin e fundit këtë punë e kreu me shumë përgjegjësi”.
Ai në emër të kolektivit i ndau mësuesit Maksut një mirënjohje dhe një dhuratë në shenjë falënderimi për punën që ka bërë në regjionin e Velesit dhe për bashkëpunimin reciprok me shkollën fillore “Liria” nga Jabollcishta e Epërme për shumë vite si udhëhëqes i shkollës.
Drejtori Jashari gjithashtu tha se: “Nuk ka gjë që e kompenson punën e mësuesit të mirë. Ajo është e madhe. A ka gjë më të shenjtë se puna e mësuesit. Kjo vërtetohet me faktin se fëmija kur bëhet 6 apo 7 vjet prindi ia dorëzon mësuesit. Prandaj, gjithë lavdia iu takon mësuesve”.
Për mësuesin Maksut si pedagog dhe koleg kanë folur edhe shokët, miqtë e ish kolegët e tij, si mësuesi Meqail Zeqiri dhe mësuesi Mehmet Rushiti. Kurse vet mësuesi Maksut Bakiu me telefonat i ka falënderuar kolegët e tij të shkollës fqinjë për respektin dhe bashkëpunimin që e kanë pasur gjatë karrierës së tij të punës në procesin eduaktivo-arsimor dhe në aktivitete jashtë mësimore dhe kontribute për ta ndihmuar vendin në infrastrukturë si kryetar i BL dhe Këshilltar komunal në disa mandate.
Biografia e Maksut Bakiut
Maksut Bakiu u lind më 21 janar të vitit 1958 në fshatin Buzallkovë të Velesit. Katër klasët e shkollës fillore i kreu në vendlindje, kurse katër të tjera në Veles në gjuhën maqedonase.
Pas shkollës fillores u regjistrua në Shkollën normale/gjimnazin e mësuesisë në Veles në gjuhën maqedonase të cilën e mbaroi me sukses në vitin 1975/76.
Në 24 mars të vitit 1977 filloi punën në shkollën Buzallkovë, të Velesit. Në vitin shkollor 1977/78 kaloi në mësimn klasor dhe përcolli disa gjenerata. I mishëruar në punën edukativo-arsimore mësuesi Maksut Bakiu vazhdoi edhe kater vite fakultet në lëmin e Pedagogjisë në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Nga viti 1988/1989-2020/21 ishte edhe udhëhëqes i shkollës ku e drejtojë me sukses deri në pavarësinë e saj nga 2021-2022 si SHFK “Liria”-Buzallkovë me dy shkolla rajonale ajo e fsh. Slivnik dhe Kllukovecë./Open-TV/