6 mars – Tre foto interesante i ka dërguar në inbox-in e Open-TV, Nuhi Ajeti, që jeton në Francë. Nuhiu është nga fshati Vojnovic, por ka vite që jeton në mërgim. Ai është një sportdasshës i madh i futbollit.
“Fotoja e parë, të veshur me uniformë të kuqe, është e vitit 2012, patëm marrë pjesë në një turne gjatë muajit maj në Konjare të poshtme.
Në foto janë, në këmbë: Sali Ramadani, Zahir Selmani, Qenan Bislimi, Egzon Duraku, Nuhi Ajeti.
Ulur: Armend Ajeti, Fejzi Selmani (apo si e quanim Iniesta i KF Vojnoviqi), Jashar Jashari dhe Shpejtim Selmani. Në këtë foto mungojn: Asllan Ajeti (kapiten), Halim Ajeti dhe Bujar Jashari. Kemi humb nga reprezentacioni i Maqedonisë 2:1, pas një referimi skandaloz. Ka qenë interessant se publiku edhe pse ishin thuaj se të gjithë maqedonas në atë turnir i fituam simpatitë e tyre”, kujton Ajeti, i cili ishte trajner i ekipit, kurse vëllai i tij Jahiu ishte asistent i tij.
“Viti 2013 ekipi Army ishte fitues i këtij turniri, pjesë e të cilit ekip ishin gjashtë lojtar të KF Vojnoviqi. Agron Azemi (portier), pastaj Bashkim Ramadani, Egzon Haziri, Fatmir Ahmeti, Xhelal Jashari dhe Dashnim Azemi.
Udhëheqës ishin Elham Azemi me ndihmës Elmaz Azemi”, vijon Nuhi Ajeti, duke i treguar në detaje momentet interesante të asaj kohe.
“Pjesë e këtij ekipi kanë qenë edhe i madhi Taulant Seferi, pastaj Shpejtim Qerimi dhe një nuk më kujtohet emri i tij të cilit i kërkoj falje”, kujton me nostalgji Nuhi Ajeti.