Naser Pajaziti
Shkupi po kundërmon nga era e keqe e çorbës ruse! E në krye të kazanit po qullitet e djersitet ‘asteriksi’ dhe politikani hallkeq, i partisë së majtë ekstreme të quajtur “Levica”, Dimitar Apasiev.
Nuk e kuptoj që si mundet që një politikani të tillë “crtani film”, ti shkohet pas.
Nëse çështja maqedonase paska mbetur në duart e këtij ‘amkademiku’ të dhunshëm e të pa edukatë, atëherë vaj halli për ta.
Ky manipulant dhe prepotent i pakrehur po tenton ta sjellë Rusinë. Por, s’ka për ta parë këtë film!