Open-TV mëson se mbrojtësi Stefan Kocev do të jetë përforcimi i radhës te Shkëndija. 29-vjecari është marrë vesh me drejtuesit e kuqezinjve nga Tetova dhe zyrtarizimi pritet të ndodh sot ose më së voni nesër.
Kocev në Tetovë vjen nga Kaspiu Aktau prej Azerbajxhanit. Ndryshe, ai është nga Shtipi, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Bregallnicvën, Sileksin , Lirinë e Prizrenit e të tjerë. Por, Shkëndija nuk ndalet këtu, pasi do të përforcohen edhe me sulmuesin e Bregallnicës, 23-vjecarin Ronaldo Webster nga Xhamajka. Edhe promovimi i tij pritet të bëhet sot ose gjatë ditës së nesërme.
Shkëndija deri tani ka angazhuar Vane Kërstevskin dhe talentin Meliqi, kurse shtë larguar Zahov dhe Dashmir Elezi.
Ndryshe, Shkëndija nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri vijon me përgatijet dimërore, ndërsa fazën kryesore do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.
Para udhëtimit në Turqi, kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore me Arsimin (20 janar) dhe me Skopjen (25 janar), kurse në Turqi do të zhvillojnë edhe katër ndeshje të tjera kontrolluese edhe ate ndaj: Dinamo Batumi (Gjeorgji) më 28 janar, Warta Poznan (Poloni) më 01 shkurt, FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt dhe ndaj Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024. (Open-TV)