– Disa pyetje për shpëtimtarin “MISIONAR”
() Bartësin e listës për deputet zona 2 nga BDI , Komandantin e Romëve ()
– Sadulla Duraku GAGA –
Pasi që ne të rinjtë nuk kemi pasur mundësi të jemi pjesë e luftës së 2001, doja të ju pyes juve edhe publikisht rreth asaj që deklaruat në TV21 , dhe duke e marrë parasysh se ju si “MISIONAR” ende jeni gjallë, atëherë edhe kujtimet por edhe përgjigjet i keni më të freskëta:
●Kush ka qenë në Brigadën 112 si Komandant?
● Sa romë kanë qenë në këtë Brigadë të kyçur?
●Nëse këta kanë qenë një Brigadë me aq peshë në këtë luftë na tregoni 2- 3 emra të luftëtarëve ne duam ti njohim “Heronjtë-Misionar “?
● Ku ishin këta deri tani që pas 23 viteve nga lufta nuk u përmendën asnjëherë si pjesëtarë të UÇK-së ?
● A e rregulluat statusin e ushtarëve shqiptarë të UÇK-së e tani ju mbeti vetëm për Romët që ti rehatoni e bashkoni?
●Për cilën Brigadë apo tog po flet ti ,për togun romëve të Branitellave pasi në popull dihet se romët ishin në anën e Branitellave e jo të UÇK-se , apo mos ndoshta i ke humbur ndjenjat e luftës duke u marrë me “Misionet e Misionarëve”?
Dhe një gjë mos harroni se historia kur vet nga gjenerata e luftës fillon të shtrembërohet a po e mendoni se pas disa viteve për këtë luftë do të shkruaj historia se në 2001 ka pasur vetëm 1 Brigadë shqiptare dhe se luftën e bën romët,turqit e boshnjakët në Malësi e Karadak në Komunën e Likovës?
Mos u frikësoni aq shumë nga humbja e pushtetit dhe të filloni ta ndërroni historinë e një populli për interesat tuaja politike e klanore!
Misioni juaj ka përfunduar…
Orhan Kurtishi, shef shtabi i Alternativës dega në Kumanovë