Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite vende-vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21°C.
Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite me reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe vranësira të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20°C.