Futbollisti i talentuar nga Shkupi, Besir Iseni pas një sezoni është larguar nga KF Tirana. Ky largim si të thuash është i detyruar, pasi 23 vjevari është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FSHF-së me 2 vite për rastin në ndeshjen kampionale kundër Bylisit, shkruan Open-TV.
Qendërmbrojtësi kishte kontratë trevjecare, ndërsa ishte transferuar nga FC Struga Trim Lum.
Lojtari në një prononcim për Open-TV ka deklaruar se dënimi vlen vetëm për në Shqipëri, dhe jo për Maqedoni e Kosovë.
Në ndërkohë, ai ka marrë oferta të shumta nga skuadra të Ligës së parë të Maqedonisë dhe të Superligës së Kosovës.
“Me Tiranën e kam mbyllur, shkaku që kam qenë i dënuar nga Komisioni Disiplinor i FSHF-së, kurse ky dënim nuk vlen për në kampionatin e Maqedonisë dhe Superligën e Kosovës. Unë tani kam oferta seerioze nga Vardari A.Pandev dhe FC Shkupi, si dhe dy-tre klube kosovare”, deklaroi Iseni.
Ky i fundit gjatë kësaj jave do të vendos se ku do të vazhdoj karrierën e tij futbollistike. (Open-TV)